Malisheva24 tash edhe me sajt, shumë shpejt dritarja kryesore e informimit në komunën tonë

Malisheva24 tash edhe me sajt, shumë shpejt dritarja kryesore e informimit në komunën tonë

Në mars të këtij viti, disa gazetarë të komunës tonë ideuan një dritare të informimit për qytetarët e komunës sonë, që kishin pak alternativa për t’u njoftuar me më të rejat, të paktën në sektorët jopolitikë.

E duke parë numrin e madh të mesazheve që pranonim çdo ditë, u desh me patjetër të bënim hapin e radhës: krijimin e uebit.

Angazhuam dizajnerët më me nam në kryeqendër për të krijuar një platformë unike në Malishevë.

Ne tashmë kemi kryer detyrën tonë të vizueles, ndërsa për përmbajtje, as që diskutohet: posedojmë përvojën e nevojshme e gatishmërinë e duhur poashtu, për t’ju qëndruar pranë me secilin lajm, në secilin drejtim.

Sot e tutje, s’keni arsye, por keni drejtim. Malisheva24 do të jetë opsioni i vetëm për shpejtësi, saktësi e drejtësi.

Redaksia,