Isni Kilaj është deklaruar i pafajshëm para Gjykatës Speciale

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është deklaruar plotësisht i pafajshëm në paraqitjen e parë para Gjykatës Speciale, lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj tij për ndikimin mbi dëshmitarët.
Pala mbrojtëse ka thënë se nuk do të tentojë të bindë gjykatësen pse ka gabuar që ka kërkuar arrestimin e Kilajt, por ka shtuar se Kilaj ka treguar se është kandidat i mirë për lirim me kusht.
Pjesë e aktakuzës janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, dhe Fadil Fazliu.
Thaçi dhe Smakaj nuk janë deklaruar një ditë më parë për akuzat që rëndojnë ndaj tyre, ndërsa Fazliu dhe Kuçi janë deklaruar të pafajshëm.
Familjarët e Isni Kilajt, përmes avokatit të tij, Iain Edwards i kanë propozuar Gjykatës Speciale 40 mijë euro dorëzani për lirimin e Isni Kilajt, por një gjë e tillë është refuzuar.