Limaj beson se ka mbështetje në Suharekë, e quan të “jashtëzakonshëm” një tubim modest

Limaj beson se ka mbështetje në Suharekë, e quan të “jashtëzakonshëm” një tubim modest

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një vizite në Suharekë, ka deklaruar se ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme për të vazhduar me projekte konkrete dhe për të kthyer shpresën në Kosovë.

“Sfidat e qytetarëve janë bërë gjithnjë e më të mëdha në këto 5 vitet e fundit; ata kërkojnë një përgjigje të qartë dhe veç VEPRA konkrete. Ne jemi të angazhuar për të ndryshuar realitetin dhe për të sjellë zhvillim të qëndrueshëm,” deklaroi Limaj.

Ai theksoi rëndësinë e programit të Nismës, që synon përmirësimin e kushteve të jetesës, mbështetjen e zhvillimit ekonomik, arsimimin cilësor, sigurinë dhe antarësimin në NATO.

Sipas Limajt, Nisma Socialdemokrate është e gatshme të ofrojë zgjidhje reale për sfidat e qytetarëve, duke u përqendruar te veprat konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së çdo qytetari dhe familjeje në Kosovë.