Asnjë reagim nga Fatmir Limaj për arrestimin e Isni Kilajt

Ditë më parë e prezantoi si prurje të re, madje, Isni Kilaj edhe iu bashkangjitë listës për deputet në partinë e Fatmir Limajt në Nismën Socialdemokrate. Mirëpo vetëm disa ditë pas shpalljes së kësaj kanditature, Isni Kilaj u arrestua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës nën dyshimin për pengim të drejtësisë duke u dërguar për në Hagë nga ku po mbahet.
Për arrestimin e Kilajt reaguan shumë ish-bashkëluftëtarë dhe organizata lokale dhe vendore të luftës, mirëpo jo edhe tashmë kryetari i tij dhe ish-bashkëluftëtari, Fatmir Limaj.
Kreu i Nismës ka qenë mjaft aktiv në rrejte sociale duke postuar aktivitetet e fushatës, mirëpo nuk ka pasur asnjë reagim për arrestimin e Kilajt të cilin e prezantoi si pjesë të listës së tij zgjedhore.
Reagim për arrestimin e ish-kryetarit të Malishevës ka pasur nga Partia Demokratike e Kosovës, subjekt në të cilin Isni Kilaj dhe Fatmir Limaj kanë shërbyer shumë vite.