Kandidatja e AAK-së nga Malisheva tërhiqet nga lista për deputete

Kandidatja e AAK-së nga Malisheva tërhiqet nga lista për deputete

Donjeta Shijaku ka tërhequr kandidaturën për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por mbetet prapë asambleiste e AAK-së në Malishevë.

Nuk janë bërë të qarta motivet e dorëheqjes së saj, mirëpo Shijaku do të vazhdoj të mbetet asambleiste e AAK-së në Malishevë.

Kujtojmë që e njejta kishte qenë pjesë e Nismës Socialdemokrate dhe asambleiste e këtij subjekti, mirëpo në vitin 2020 ajo kishte kaluar në Aleancë.