Një person në Malishevë është arrestuar për dhunim.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”