Ministria e Pushtetit Lokal ndalon rrënimin e Sahat Kullës në Malishevë

Ministria e Pushtetit Lokal ndalon rrënimin e Sahat Kullës në Malishevë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka ndërhyrë për të ndalur një marrëveshje të komunës së Malishevës me një kompani ndërtimore, e cila parashihte rrënimin e objektit të Muzeut dhe Bibliotekës së Qytetit për ndërtimin e objekteve banesore.

Kjo Ministri ka dërguar kërkese për interpretim ligjor nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor lidhur me këtë çështje.

Sipas përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, ky ishte një tentim i pushtetit lokal në Malishevë për të përdorur pronën publike për të shlyer borxhet e komunës ndaj kompanisë ndërtimore, ndërsa disa zyrtarë të lartë mund të përfitonin banesa apo hapësira afariste në qendër të qytetit.

Ky vendim vjen pas kritikave për projektin e mëparshëm të betonizimit të sheshit të qytetit, që sipas kundërshtarëve, ka dëmtuar hapësirën publike. Me ndërhyrjen e MAPL-së, plani për ndarjen e pronës publike është ndalur, duke u konsideruar një fitore për mbrojtjen e interesit qytetar.