Alban Krasniqi për gabimin në KQZ: Dy persona futën shifra jashtë normales

Anëtari i VV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, ka shpjeguar gabimin që ndodhi natën e 9 shkurtit, kur Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit u shfaq me 55% të votave, ndonëse numërimi kishte arritur vetëm në 20-30%.
Sipas Krasniqit, kjo situatë u krijua për shkak se dy persona, përgjegjës për futjen e të dhënave, kishin regjistruar në sistem shifra që tejkalonin çdo logjikë. Derisa gabimi u identifikua, rezultati i pasaktë ishte shpërndarë nga mediat.
“I vetmi gabim ishte që dy futës të dhënave kanë regjistruar shifra jashtë normales. Kur kjo ndodhi, numërimi ishte ende në 20-30%, por mediat e kapën dhe e bënë publike”, ka thënë ai.
Megjithatë, Krasniqi thekson se nuk ka ndonjë problem, pasi Vetëvendosje më pas u rikthye në rezultatin e saj real.