Malisheva mposhtet nga Suhareka

Fc Malisheva ka pësuar disfatë nga Suhareka me rezultat 1 me 2 në ndeshje si vendas.
Mysafirët kaluan në epërsi me anë të Mevlan Zekës në minutën e 21 duke përfituar nga një gabim i mesfushës së Malishevës, të cilët reaguan me një gol të shënuar nga Drilon Hazrollaj, mirëpo goli u anulua me intervenimin e VAR-it duke pretenduar për një faul nga Agon Xhaka.
Më pas, Suhareka dyfishoj epërsinë sërish me anë të Mevlan Zekës në minutën e 40.
Malisheva mori në kontroll lojën në pjesën e dytë, mirëpo nuk arritën më shumë se të shënonin një gol me anë të Drilon Hazrollaj, i cili realizoj një eurogol nga distanca.
Malisheva gjindet në vendin e tretë në tabelë, e ndjekur nga Prishtina.