Mërgimtari Njazi Bytyqi dhuron makinë pastruese elektrike për Malishevën

Mërgimtari Njazi Bytyqi nga Shkoza, pronar i kompanisë “Bytyqi BAU” GmbH në Gjermani, është njëri prej mërgimtarëve tanë, që njihet si humanist i madh, ndërsa këtë humanizëm sot, e ka realizuar përmes zyrës së kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, duke dhuruar donacion një makinë pastruese elektrike për pastrim të trotuarëve dhe shesheve në vlerë prej 15 mijë euro.
Gjatë këtij takimi, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka falënderuar për gatishmërinë e treguar për përkrahje, mërgimtarin Njazi Bytyqin.
“Çdo përkrahje që vjen në komunën tonë është e mirëseardhur dhe ne ju falënderojmë për mundësinë dhe gatishmërinë që keni, sidomos ju që jetoni dhe punoni në vendet tjera dhe investoni në vendlindje”, ka thënë mes tjerash, kryetari Kastrati.
Kurse Mërgimtari dhe Biznesmeni, Njazi Bytyçi tha “Unë i kam mundësitë dhe dua që ta përkrah në përgjithësi, komunën e Malishevës dhe ata që kanë nevojë dhe dëshiroj që vendi im të jetë mirë në çdo fushë, prandaj kam motiv të investojmë edhe në vazhdimësi për Malishevën dhe qytetarët e saj.