Promovimi i dhunës në rrjete sociale, Krasniqi ka një mesazh miqësor: Mblidhni mend, boll ma

Promovimi i dhunës në rrjete sociale, Krasniqi ka një mesazh miqësor: Mblidhni mend, boll ma

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka kërkuar që të ndalohet promovimi i dhunës në rrjete sociale.

Ai ka bërë me dije se një gjë e tillë mund të jetë e dëmshme edhe për vet ata që e bëjnë një gjë të tillë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se ata që e bëjnë një gjë të tillë duhet të mbledhin mend.

“Të gjithë ne që komunikojmë në rrjete sociale e medie të tjera, komunikojmë në një klimë të mbikëqyrjes orveliane. Ajo që shkruajmë, mund të kthehet kundër nesh, nëse ka ftesë për dhunë. Prandaj, kini kujdes, sepse njeriu i pakujdesshëm i bën dëm vetes. Duhet ta dini se tashmë në disa vende, përfshirë SHBA-në, mund të bëhen edhe arrestime parandaluese, nëse vlerësohet se përmbajtja e një postimi paraqet rrezik për dhunë. Rrezikshmëria matet me algortime programnesh të veçanta, që nëse e fusin një përmbajtje në shënjestër, pason arrestimi. Po qe se maten me atë kriter te ne disa nga opinionet në fb, do të duhej të arrestoheshin me mijëra persona, për gjuhë të urrejtjes dhe ftesa për dhunë. Mesazhi im miqësor: mblidhni mend, boll ma!”, ka shkruar Krasniqi.