Skandali në shkollën e Stapanicës: PDK në Malishevë akuzon Nismën për cenim të privatësisë

Skandali në shkollën e Stapanicës: PDK në Malishevë akuzon Nismën për cenim të privatësisë

Një ngjarje shqetësuese ka dalë në dritë në shkollën e mesme të ulët të Stapanicës, një paralele e ndarë e shkollës fillore “Kajtaz Ramadani” në Kijevë. Sekretari i shkollës, Baki Toplana, i cili është edhe kryetar i degës së Nismës Socialdemokrate në Kijevë, dyshohet se ka qasje private në kamerat e sigurisë së shkollës përmes telefonit të tij personal, ka raportuar Kallxo.com.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Malishevë ka reaguar për këtë çështje duke e quajtur quajtur këtë veprim një shkelje të rëndë të privatësisë dhe një akt të papranueshëm që dëmton integritetin e institucioneve arsimore.

”Reagojmë fuqishëm ndaj kësaj padrejtësie që bëhët në institucionet publike në Malishevë. Partia Demokratike Dega në Malishevë bën thirrje për marrjen e masave ndaj këtyre dukurive shqetësuese që edhe ashtu e rëndojnë edhe me shumë mësimdhënien dhe mësimnxënien në shkollat e komunës sonë”, thuhet ndër tjera në reagimin e PDK-së.