U11-shat “Grande” shpallen kampion vjeshtor në LRF Prizren

U11-shat “Grande” shpallen kampion vjeshtor në LRF Prizren

Gjenerata U11 e Shkollës së Futbollit Grande në Malishevë është shpallur kampion vjeshtor në Lidhjen Rajonale të Futbollit Prizren.

Kjo fitore është rezultat i punës së palodhur, disiplinës dhe përkushtimit të lojtarëve të rinj, të cilët me talentin e tyre kanë shkëlqyer në këtë garë. Nuk mund të anashkalohet roli i trajnerëve të përkushtuar dhe stafit mbështetës, që kanë dhënë gjithçka për të nxjerrë në pah potencialin maksimal të këtyre futbollistëve.

“Ky është vetëm fillimi i një rruge plot suksese,” deklaruan nga Shkolla e Futbollit Grande, duke falënderuar edhe prindërit për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm.

Urime për lojtarët, trajnerët dhe gjithë komunitetin e Shkollës së Futbollit Grande për këtë arritje të merituar. Fitorja e tyre është një shembull frymëzimi për të gjithë të rinjtë që ëndërrojnë për sukses në futboll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *