Zyrtare: 43 mijë e 888 persona jetojnë në Malishevë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit të regjistrimit të popullsisë.
Sipas këtyre të dhënave, komuna jonë ka 43 mijë e 888 banorë.
Është interesant fakti se të moshës 0-4 vjeç janë 3516 banorë, shifër kjo e mirëpritur në krahasim me komunat tjera.
Kujtojmë se si komunat tjera, edhe ajo e jona është përballur me migrimin, që siç dihet edhe botërisht drejtim të parë ka Italinë./Malisheva24